Gafa e Shekullit në Botëror! Komentatori ‘deh’ shikuesit, shpik emra lojtarësh dhe ngatërron ekipet ‘live’ në TV!

16/06/2026 15:07

Kupa e Botës është skena më e madhe e futbollit, por ndonjëherë spektakli kalon nga fusha në kabinën e komentimit, dhe jo për arsye të mira.

Një incident sa komik aq edhe skandaloz ka ndodhur së fundmi në ekranet e televizionit shtetëror turk, TRT. Gjatë transmetimit të ndeshjes së Kupës së Botës mes Zelandës së Re dhe Iranit, shikuesit mbetën të shtangur dhe plotësisht të konfuzuar. Për plot 4 minuta rresht, ndeshja u raportua në mënyrë krejtësisht të gabuar.

Komentatori i ndeshjes u dëgjua duke thënë se topi ishte në zotërim të Iranit kur në fakt aksionin po e ndërtonte Zelanda e Re, dhe anasjelltas. Por çmenduria nuk u ndal thjesht te ngatërrimi i skuadrave. Ata që e ndiqnin me vëmendje sfidën kuptuan se komentatori po shpikte nga hiçi emrat e lojtarësh, duke përmendur futbollistë që nuk ishin fare në fushën e blertë!

Ky incident amator gjatë një eventi të përmasave gjigante dhe të ndjekur në mbarë botën, ka shkaktuar një reagim të ashpër dhe një valë të madhe kritikash. Rrjetet sociale kanë shpërthyer ndaj televizionit TRT, duke e cilësuar këtë si një gafë të pafalshme dhe mungesë totale profesionalizmi në një transmetim të tillë ndërkombëtar.

Top Channel