Kur futbolli mposht dashurinë, çmenduria në dasmën braziliane që po bën xhiron e botës!

16/06/2026 15:25

Në Brazil futbolli është fe, por një çift i ri bëri gafën e shekullit duke planifikuar dasmën ekzaktësisht në të njëjtin orar kur kombëtarja e tyre luante ndeshjen e Kupës së Botës kundër Marokut.

Ndërsa nusja dhe dhëndri shkëmbenin betimet në altar dhe thoshin “Po”, vëmendja e të ftuarve ishte në një univers tjetër. Në vend që të ndiqnin ceremoninë romantike, të ftuarit kishin ngulur sytë në ekranet e celularëve të tyre për të parë se çfarë po bënte Neymari me shokët e tij në fushë.

Për ironi, festa u prish në të dyja anët, pasi Brazili zhgënjeu me një barazim 1-1 dhe çifti i sapomartuar me siguri po pendohet për përzgjedhjen e orarit. Skena e të ftuarve të “përhumbur” pas telefonave gjatë momentit më të rëndësishëm të dasmës tashmë po bën xhiron e rrjetit si një ndër kuriozitetet më qesharake të këtij Botërori.

Shikoni si dukej:

Top Channel