A është ky shërbimi më i mirë në botë? Urbani në Meksikë kthehet në “stadium” për pasagjerët!

16/06/2026 14:52

Të udhëtosh me transport publik në mes të trafikut zakonisht është një eksperiencë e mërzitshme dhe stresuese.

Por çfarë ndodh nëse rrugës po luhet ndeshja jote e preferuar e Kupës së Botës? Në Meksikë, kjo nuk është më një problem, falë një shoferi që po cilësohet si një “hero” i vërtetë i transportit!

Një shofer autobusi meksikan është kthyer në një sensacion viral në rrjetet sociale pasi gjeti një mënyrë gjeniale për të argëtuar pasagjerët e tij gjatë rrugës. Ai ka instaluar një ekran pranë kabinës së tij dhe transmeton drejtpërdrejt ndeshjet e Botërorit ndërkohë që ndjek itinerarin e tij të përditshëm.

Në videon që po bën xhiron e internetit shihen pasagjerët e fokusuar te ekrani, të bashkuar nga pasioni për futbollin, duke e kthyer urbanin në një mini-stadium të lëvizshëm.

Nuk ka vonuar shumë dhe komentuesit nga e gjithë bota e kanë kurorëzuar këtë iniciativë si “shërbimin më të mirë të transportit publik në rruzullin tokësor”. Imagjinoni sikur të kishim një shofer të tillë tek ne, me siguri shumë njerëz do të humbisnin stacionin e tyre vetëm për të parë fundin e ndeshjes!

Kliko dhe shih videon

Top Channel