Argjentina e nis me Algjerinë, Scaloni: E pamë me Spanjën, nuk ka kundërshtarë të lehtë
Botërori 2026 ka nisur me shumë të reja. Në ditët e fundit kemi pare se si disa skuadra u detyruan të modifikonin fanelat e tyre për këtë kompeticion. Një nga rastet që ka spikatur më shumë është Egjipti që u detyrua të heq të 7 yjet që kishte te logoja e tij.
Federata Egjiptiane e Futbollit shpjegoi se FIFA e informoi se nuk lejohen të mbahen yjet e turneve kontinentalë në fanelat e Kupës së Botës.
Krejtësisht e kundërta ndodh me Uruguajin, kombëtaren që ka fituar 2 herë titullin botëror, por që ka 4 yje pranë logos së tij në fanelë. Shumë kohë më parë, uruguaji ishte një prej skuadrave më dominuese në botë. Fitoi turneun e parë botëror në 1930 dhe në 1950 fitoi titullin e dytë botëror dhe kjo ndodhi përpara se Brazili të fitojë 5 tituj botërorë dhe përpara se të shfaqeshin edhe Argjentina e Gjermania. Dhe që nga ai moment, Uruguaji ka 76 vjet që nuk ka fituar një Kupë Bote
Pse Uruguaji ka 4 yje?
Të gjitha vendet që u përmendën më sipër kanë yje nga 1 për çdo herë që kanë ngritur trofeun e Botërorëve; Brazili ka 5, Argjentina 3, Gjermania 4 e kështu me radhë. Në këtë pikë lind dyshimi se përse Uruguaji ka 4. Në përgjithësi, kombëtaret mund të përkujtojnë me yje titujt e fituar në kompeticione si të duan, por në Kupën e Botës mund të shfaqen me yje në fanelë vetëm skuadrat që e kanë fituar të paktën 1 herë Kupën e Botës
Titujt olimpikë, elementët që e shpjegojnë
Dy nga yjet në fanelën e Uruguajit përfaqësojnë triumfin në botërorin e 1930 dhe 1950. Dy yjet e tjerë përkujtojnë medaljet e arta të fituara nga kjo kombëtare në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike të 1924 dhe 1928. Ato turne ishin të organizuara nga FIFA që i konsideronte si kampionat botëror të kësaj disipline sportive. Që do të thotë se janë llogaritur si paraardhëse të Kupës së Botës që njohim sot e kësaj dite. Dhe si rezultat, dy titujt olimpikë të fituar nga Uruguaji në dekadën e viteve ’20 konsiderohen si dy tituj botërorë dhe për këtë arsye kësaj kombëtareje i lejohet të mbajnë edhe këto 2 yje shtesë
Suksesi dhe popullariteti i turneut olimpik të futbollit rezultuan thelbësore për krijimin e kampionatit botëror të futbollit që e bëri FIFA të vendosë ndarjen e kampionatit të saj nga Lojërat Olimpike duke nisur nga viti 1930. Edhe pse FIFA nuk i njeh këto medalje si tituj zyrtarë botërorë, e lejon Uruguajin që t’i ketë si yje në fanelën e tij.
Top Channel