Botërori në SHBA, Taremi dhe trajneri i Iranit nuk i kursejnë kritikat: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Norvegjia vjen në Botërorin 2026 me një përgjegjësi të madhe. Në një kampionat iluzionues, skuadra skandinave jo vetëm që do të shpresojë te shënuesi më i mirë në panoramën futbollistike aktuale, por edhe te një trajner me shumë eksperiencë.
Stale Solbakken është një strateg në pankinën norvegjeze teksa e drejtoi përfaqësuesen e vendit nordik në një Kupë Bote pas 28 vitesh duke lënë pas në kualifikuese Italinë për të qenë në një grup të komplikuar, por që ushqen akoma më shumë ëndrrën pasi mund të kalojë grupin edhe si skuadra e vendit të tretë.
Por karriera e trajnerit norvegjez në pankina nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme të paktën në arenën ndërkombëtare. Si futbollist ai ka qenë pjesë e pak ekipeve dhe në 2001 përjetoi një moment që e detyroi të largohej nga futbolli i luajtur.
Në një seancë stërvitore me kombëtaren norvegjeze ai u shemb në tokë pasi pësoi një infarkt i shkaktuar nga një defekt kardiak. Për 7 minuta zemra e Solbakken pushoi së rrahuri, por mjeku i kombëtares, Frank Odgaard dhe mjekët e tjerë manovruan për rianimimin e tij me Solbakken që iu rikthye pulsi.
Po atë vit, Solbakken e la futbollin e luajtur dhe iu dedikua karrierës së trajnerit. Te Copenhagen, klubi ku ka qëndruar më shumë, ai fitoi emër në Evropë dhe gjatë kësaj kohe u bë edhe trajneri që ‘çmendi’ Guardiolës kur ky i fundit ishte trajner i Barcelonës
Tani në vitin 2026 Solbakken do të kërkojë të bëjë historinë me një brez të privilegjuar lojtarësh me Norvegjinë; duke lënë mënjanë të kaluarën e tij në nivel klubesh dhe duke u përpjekur të reflektojë në nivel ndërkombëtar, rezultatet e arritura në raste të tjera, siç ishin kualifikueset.
Top Channel