Goditje për Anglinë, mbrojtësi lë ekipin për shkak të një dëmtimi, Tuchel e zëvendëson me lojtarin e Chelsea-t

16/06/2026 16:26

Mbrojtësi i Anglisë, Tino Livramento, është lënë jashtë Botërorit 2026 pasi pësoi një dëmtim në pulpë gjatë stërvitjes në kampin e ekipit në Kansas City.

Ai është zëvendësuar nga mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah, i cili ka një ndeshje me kombëtaren dhe do t’i bashkohet skuadrës pas ndeshjes së parë.

Livramento, 23 vjeç, u dëmtua të dielën dhe një skanim mjekësor konfirmoi se nuk mund të marrë më pjesë në turne. Ai kishte munguar edhe në fund të sezonit të Premier League për shkak të një dëmtimi tjetër.

Anglia do të luajë ndeshjen e parë të grupit kundër Kroacisë në Arlington, Teksas, ndërsa në Grupin L bëjnë pjesë edhe Gana dhe Panamaja.

Top Channel