Deputeti I PD-së Tomor Alizoti i ftuar në “Top Story” komentoi për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke theksuar se duhet bërë koordinimi me aletë të fuqishëm, si SHBA-ja.
Sipas tij Shqipëria dhe Kosova e kanë arritur pavarësinë e tyre nëpërmjet politikës së jashtme. Alizoti theksoi se Kosova është një fenomen gjeo-politik botëror, njëkohësisht pavarësia e saj u bë e munduar falë ndërhyrjes amerikane.
Ai shtoi se duhet të koordinohemi me aleatët e fuqishëm, pasi politika në botë funksionon nëpërmjet forcës.
“Politika e jashtme është një kapital i madh kombëtar për të gjitha kombet. Për vendet si Shqipëria është ekzistenciale. Shqipëria dhe Kosova e kanë arritur ekzistencën e tyre, pavarësinë e tyre, nëpërmjet politikës së jashtme. Lëvizjeve guerrile partizane, sepse aq janë potencialet të një kombi të vogël, janë arritur nëpërmjet politikës së jashtme. Kthyerja e politikës së jashtme në populizëm dhe për konsum të brendshëm dëmton shumë ekzistencën e një populli.
Them që duhet të kemi parasysh që Kosova është një fenomen gjeo-politik botëror. Është sepse meqë pavarësia e Kosovës u bë e mundur nëpërmjet superfuqisë së botës,amerikanëve, do të thotë se ka një interes botëror. Dhe në mosnjohjen e Kosovës u përfshinë fuqi të mëdha botërore. Do të thotë se Kosova është një element i politikës botërore. Lëvizja e jonë e vogël rajonale duhet të koordinohet me lëvizjen globale. Duhet të koordinohet sepse ne ekzistojmë falë një aleati të fuqishëm. Politika në botë nuk funksionon në bazë të drejtësisë, por në atë të forcës”, u shpreh deputeti.
Top Channel