Nga tualetet e lashta në Jerusalem zbulohet një sëmundje infektive që shkakton dhe vdekjen

29/05/2023 14:39

Njerëzit e epokës së hekurit që kanë përdorur dy tualete të lashta në Jerusalem, nuk ishin të shëndetshëm, sipas një analize të mostrave të jashtëqitjes nga tualetet 2500-vjeçare.

Studiuesit gjetën gjurmë të parazitëve që shkaktojnë dizenteri në materialin e gërmuar nga gropat poshtë dy tualetit prej guri që i përkisnin familjeve elitare në qytet. Në atë kohë, Jerusalemi ishte një qendër e gjallë politike dhe fetare në perandorinë asiriane dhe shtëpia e 8000-25000 njerëzve.

Është prova më e hershme e njohur e një sëmundjeje të quajtur Giardia duodenalis, megjithëse infeksioni, i cili shkakton diarre, dhimbje barku dhe humbje peshe, ishte identifikuar më parë në Turqinë e epokës romake dhe në Izraelin mesjetar.

“Dizenteria përhapet nga feçet që ndotin ujin e pijshëm ose ushqimin dhe ne dyshuam se mund të kishte qenë një problem i madh në qytetet e hershme të Lindjes së Afërt të lashtë për shkak të mbipopullimit, nxehtësisë, mizave dhe ujit të kufizuar gjatë verës,” tha. Dr. Piers Mitchell, autori kryesor i studimit që u botua të enjten në revistën shkencore Parasitology dhe një bashkëpunëtor nderi në Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Kembrixhit, në një deklaratë. Shumica e atyre që vdesin nga dizenteria e shkaktuar nga Giardia sot janë fëmijë.

Jashtëqitja e lashtë është një burim i pasur informacioni për arkeologët dhe ka zbuluar një oreks të epokës së hekurit për djathin blu, një popullsi misterioze në Ishujt Faroe dhe zbulimin se ndërtuesit e Stonehenge, ushqeheshin me organet e brendshme të bagëtive.

Arkeologët që gërmuan në tualete morën mostra nga sedimenti në gropën nën çdo tualete.

Ata gjetën një tualet në jug të Jeruzalemit në lagjen Armon ha-Natziv në një pallat të gërmuar në vitin 2019. Ka të ngjarë që daton nga ditët e mbretit Manaseh, i cili sundoi për 50 vjet në mesin e shekullit të shtatë para Krishtit. E bërë prej guri gëlqeror, tualeti ka një vrimë të madhe qendrore për jashtëqitjen dhe një vrimë ngjitur me gjasa për urinimin e meshkujve.

Një tualet tjetër i ngjashëm në dizajn, u gërmua në Jerusalem, në një ndërtesë me shtatë dhoma të njohur si Shtëpia e Ahielit, e cila kishte qenë shtëpia e një familjeje të klasës së lartë në atë kohë.

Vezët e katër llojeve të parazitëve të zorrëve, krimbi shirit, krimbi i rrumbullakët dhe krimbi i kamxhikut,  ishin identifikuar më parë në sedimentin e gropës. Por mikroorganizmat që shkaktojnë dizenteri janë të brishtë dhe jashtëzakonisht të vështirë për t’u zbuluar, sipas studimit të ri.

Për të kapërcyer këtë problem, ekipi përdori një teknikë biomolekulare të quajtur ELISA në të cilën antitrupat lidhen me proteinat e prodhuara në mënyrë unike nga specie të veçanta të organizmave njëqelizorë.

Studiuesit testuan për Entamoeba, Giardia dhe Cryptosporidium: tre mikroorganizma parazitarë që janë ndër shkaqet më të zakonshme të diarresë tek njerëzit. Testet për Entamoeba dhe Cryptosporidium ishin negative, por ato për Giardia ishin vazhdimisht pozitive.

Lindja e Mesme ishte rajoni i botës ku njerëzit krijuan për herë të parë vendbanime, mësuan të kultivonin dhe zbutën kafshët dhe ku u ngritën qytetet e para të mëdha. Sipas studimit, qytete të tilla si Jerusalemi kanë qenë pika të nxehta për shpërthimet e sëmundjeve tw cilat do përhapeshin lehtësisht nga tregtarët dhe gjatë ekspeditave ushtarake.

Qytetet nuk ishin të planifikuara dhe të ndërtuara me një rrjet kanalizimesh, tualetet për shpëlarje nuk ishin shpikur ende dhe popullsia nuk e kishte kuptuar ekzistencën e mikroorganizmave dhe mënyrën se si ato mund të përhapeshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA