Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë

21/09/2026 20:46

Pesë rrjetet kryesore televizive amerikane, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC, kanë deklaruar se nuk do të mbulojnë më aktivitetet presidenciale, pasi CNN rrjeti iu ndalua aksesi në Shtëpinë e Bardhë.

endimi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët, ku mediat theksojnë se publiku ka të drejtë të marrë informacion të saktë dhe të pavarur për aktivitetin e qeverisë dhe se asnjë administratë nuk duhet të kufizojë një organizatë mediatike për shkak të mënyrës se si ajo raporton.

Sipas marrëveshjes mes rrjeteve televizive, ato alternojnë mbulimin e aktiviteteve të presidentit dhe sigurojnë pamje për transmetues të tjerë. Por këtë herë, asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër të zëvendësojë CNN-in.

Por përplasja ka kaluar edhe në planin ligjor. CNN, Ms. Now dhe Politico, të cilave me urdhër të presidentit Trump iu është hequr aksesi në Shtëpinë e Bardhë, kanë ngritur padi në gjykatën federale në Uashington, duke iu referuar Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane dhe lirisë së shtypit.

Mediat kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të aksesit dhe argumentojnë se përjashtimi është bërë pa njoftim dhe pa mundësi për t’u përgjigjur.

Nga ana tjetër, Donald Trump e kundërshton akuzën se administrata e tij po sulmon median.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk po lufton shtypin e lirë, por atë që ai e quan “lajme të rreme”, duke e cilësuar këtë fenomen si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Top Channel