Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë publike në shtetin Pará të Brazilit, ku një nxënëse 17-vjeçare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e saj pas një konflikti për një notë në provim.
Ngjarja ndodhi në Shkollën Publike “Dr. Gerson dos Santos Peres”, ku debati mes nxënëses dhe mësueses u përshkallëzua.
Sipas informacioneve paraprake, vajza ishte e pakënaqur me rezultatin e marrë në një provim dhe nisi të grindej me mësuesen. Gjatë konfliktit, 17-vjeçarja iu afrua asaj e armatosur me një thikë.
Mësuesja tentoi ta qetësonte nxënësen duke i folur dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës, por përpjekjet nuk rezultuan të suksesshme.
Gjatë përleshjes, mësuesja pësoi disa plagë të lehta nga thika, por gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë.
Brezilya’da notunu beğenmeyen bir öğrenci, öğretmenine bıçak çekti. https://t.co/mpZbZDNt32
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) September 21, 2026
Pas incidentit, policia ndërhyri dhe 17-vjeçarja u ndalua.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen edhe përgjegjësitë ligjore të nxënëses.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e shkollës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për rastin.
Top Channel