Zheji në “Top Story”: Krimi gjen hapësirë, pasi një palë gëzohet që është goditur Top Channel sot

27/03/2023 22:27

Gazetari Artur Zheji komentoi në “Top Story” sulmin terrorist që goditi Top Channel në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai u shpreh se ngjarja që preku median më të madhe në Shqipëri i ka prekur të gjithë, ndërsa një palë tjetër mund të jetë gëzuar për atë që ndodhi.

“Rëndësi ka zbardhja e këtij krimi. Është një atmosferë shumë e helmuar. Sa më shumë ka konflikte me politikave aq më shumë ndikohen. Flitet për super kriminelë, njëri-tjetri, palët politike flasin në mënyrë radikale. Nuk ka një hapësirë dialogu.

Në një vend normal kjo është një ngjarje që mund ti ulte ata. Krimi gjen hapësirë, pasi një palë gëzohet që është goditur Top Channel sot. Nuk janë të gjithë njësoj. Është një tempull që të gjithë janë prekur“, u shpreh gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA