Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Lajmin e bëri me dije vetë themeluesi i Meta-s këtë të premte në Instagram. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë dhe ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg.

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim”, shkruan ai.

Marku – i cili pushoi nga puna 10,000 punonjës të Meta-s në fillim të këtij muaji – shihet në foto duke qëndruar pranë foshnjës dhe duke i dhënë një buzëqeshje. Në imazhin tjetër, Zuckerberg publikoi një imazh të bashkëshortes duke e mbajtur në krah vajzën, gjersa ishte akoma në spital. Ata tashmë kanë vajzat: Maxima, shtatë vjeçe, e lindur në dhjetor 2015 dhe August, 5 vjeçe, e lindur në gusht 2017.

Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003. Ata filluan të takoheshin që nga aty dhe u martuan 9 vjet më vonë në 2012, vetëm një ditë pasi Facebook u bë publik dhe mbajtën një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre.

 

 

Top Channel