Publikohet momenti kur Bruce Willis feston 68-vjetorin me familjen pas diagnostikimit me demencë

20/03/2023 12:51

Bruce Willis ka festuar në fundjavë ditëlindjen e tij të 68- të i rrethuar nga familja.

Muajin e kaluar, u zbulua se  aktori  i  Die Hard po jeton me demencë frontotemporale , pasi u diagnostikua për herë të parë me afazi në vitin 2022.

Por në videon e publikuar, Bruce shihet në gjendje të mirë dhe në humor dhe i mbushur me plot me dashuri nga familja. E pranishme në këtë festë ishte dhe ish-bashkëshortja e tij Demi Moore.

Demi ndau një video të Bruce në Instagram të dielën, ku fëmijët dhe gruaja e tij Emma Heming Willis shihen duke i kënduan atij këngën e ditëlindjes.

Aktorja “Ghost” e ka mbishkrimin e postimit të saj: Gëzuar ditëlindjen, BW! Shumë e lumtur që mund të festojmë  ditëlindjen tënde sot. Të dua ty dhe familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ngrohta.

Postimi i Demi erdhi disa orë pasi gruaja e Bruce, Emma, ​​44 vjeçe publikoi një video montazh për ditëlindjen e tij, ku përfshiheshin të gjithë momentet dhe kujtimet e bukura familjare.

Krahas videos prekëse, Ema ka shkruar: Ai është dashuri e pastër. Ai është kaq i dashur. Dhe unë do ta dua atë gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen e dashura ime.

Top Channel