Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother janë Armaldo, Luizi dhe Kristi të cilët kanë thyer rregullat e këtij formati duke u futur më shumë se një person në ambientet e tualetit.

Vëllai i madh nëpërmjet një zarfi të zi i komunikoi ndëshkimin duke i çuar të tre në nominim.

Pasi u dha vendimi i zarfit të zi, Luizi tregoi se e gjithë kjo ishte një lojë e tij e mirë menduar dhe se ishte inspiruar nga konkurrenti i Big Brother në Kanada. Fansat e Luizit filluan menjëherë kërkimet për fituesin e Big Borther Kanada, Kevin Jacobs duke i shprehur respektin dhe dashurinë që kanë për të.

Direkt Kevin doli në mbështetje të Luizit duke e cilësuar si fituesin absolut të këtij edicioni. Përveç mbështetjes së madhe që ai po i jep Luizit në këtë rrugëtim, ai ka vendosur të udhëtojë për në Shqipëri dhe të japë një intervistë për Top Channel.

Përmes një video të publikuar në TikTok ai tregon padurimin e madh që ka derisa të mbërrijë në Shqipëri, por ende nuk dihet nëse është llogaria e tij zyrtare.

“Po vij në Shqipëri, shihemi në Top Channel”, ka shkruar Kevin në një video të publikuar në TikTok ku shihet në aeroport dhe më pas duke udhëtuar në avion.

@kevintejacobs #teamluiz #luizejlli #meluizin #bigbrotheralbaniavip #canada🇨🇦 #albania🇦🇱 ♬ ALBANIAN GANG (Qifteli Rap Beat) – MiriBeatz

Top Channel