Tifozë të skuadrës gjermane të Eintracht Frankfurt u përleshën sot me policinë megjithëse kishin ardhur pa bileta për ndeshjen e sotme ndaj Napolit.
Skuadra e Bundesligës kishte marrë vendimin e kontestuar për të mos shitur biletat tifozerisë së saj në impjantin Stadio Maradona pas precedentëve të mëparshëm të dhunshme të tifozëve.
Pamjet e marra nga mediat italiane tregonin sot qindra tifozë të zjarrtë gjermanë që lëshonin flakadanë ndaj policëve, të cilët u kundërpërgjigjën me gazlotsjellës.
Një makinë policie dukej se ishte djegur nga tifozët e Frankfurt, që duket se nuk pritën deri në përballjen në fushe me kryesuesit e kampionatit italian.
Shishe karrige e shtylla hekuri u përdorën gjithashtu nga tifozët si mjete për të goditur policinë thanë mediat venadase.
Masa e ndalimit ishte vendosur nga policia italiane dhe aplikohej për të gjithë rezidentët në Gjermani.
Ajo vjen pas episodeve të dhunshëm të ndeshjes së parë që u fitua 2-0 nga Napoli në Frankfurt, pas të cilës nëntë njerëz u arrestuan.
Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti tha se respektonte vendimin e autoriteteve, i cili vinte sipas tij “pas ndeshjes së parë ku nuk ishte garantuar siguria e tifozëve të Napolit”.
Top Channel