Italia, Frattesi flet pa filtra: I kënaqur që u kthye Mancini, te Lazio shkova për Gattuso
Prej disa ditësh qarkullon lajmi se boksieri shqiptar, Nelson Hysa, është tërhequr në mënyrë të papritur nga marrëveshja për t’u ndeshur me kampionin gjerman, Agit Kabayel, sipas njoftimit të promotorit britanik Frank Warren në shtator 2026.
Hysa ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku sqaroi se në fakt nuk është ai që është tërhequr, por është pala tjetër.
“Nuk kanë interes të humbasin. Ai është kampion bote, nuk bëhet kush kampion bote pa qenë në nivele të larta. Por po bëjnë të pamundurën për të mos e bërë, edhe pse ka presion nga mediat e huaja dhe ato gjermane se pse nuk po bëhet. U munduan t’a bëjnë sikur unë po refuzoj. E si pasojë mu desh që të bëja një deklaratë”, tha Nelson Hysa.
I pyetur nga moderatorja nëse ka një kontratë se do të zhvillohej kjo ndeshje, Nelson u përgjigj ‘po’.
“Unë ika në Londër që të firmos. Me pikat normale ramë dakord. Por kur ika në Londër, kontrata ishte ndryshuar rrënjësisht. U thashë se ka qenë ndryshe, ata thanë që vetëm këtë kontratë kanë”, sqaroi boksieri.
Nelson shtoi se vijojnë negociatat që kjo ndeshje të realizohet.
“Vazhdojmë të negociojmë. Po nuk u respektua figura ime dhe e flamurit tim, nuk do hy. Edhe pse është e rëndësishme”, u shpreh kampioni i Europës.
Top Channel