Gruaja që organizoi torturën e vrasjen e të shoqit trafikant, pëson atentat me zjarrvënie në shtëpi (fotot)

24/02/2023 21:11

Një grua e dënuar për organizimin e torturave dhe vrasjes së bashkëshortit të saj pësoi një sulm me zjarrvënie në shtëpinë e saj në Bolton në veri të Anglisë.

Coleen dhe ish-bashkëshorti i saj ishin dënuar më parë për trafikim drogash ndërsa nuk dihet sesi konflikti degjeneroi edhe mes tyre.

Policia tha se po hetonte sulmin e djeshëm me zjarrvënie në shtëpinë e Campbell e cila është aktualisht e dënuar me 13 vjet burg në lidhje me vdekjen e Thomas Campbell.

Zjarrfikësit vunë nën kontroll zjarrin dhe nuk raportuan për të plagosur në incident.

Bashkëshorti i 10 viteve i Coleen, Thomas Campbell, 38 vjeç, u vra brutalisht në shtëpinë e tij pas një gracke nga tre persona, duke përfshirë dhe ish-gruan e tij, në korrik të vitit të shkuar.

Një detektiv i çështjes tha se skena e krimit ngjante me një film horror, pasi Campbell ishte bërë objekt orësh të tëra torture.

Policia në vendngjarje gjeti mure të veshura me gjakun e Campbell i cili ishte gjetur i vdekur i zhveshur në korridor.

29 vjecari Reece Steven, do të kryejë të paktën 37 vjet burg për vrasjen ndërsa 28 vjeçari John Belfield, është në kërkim.

Ish-gruaja e viktimës është dënuar me 13 vjet burg për organizimin e ngjarjes.

Campbell dhe bashkëhsorti fillimisht ishin bërë të njohur për jetën ekstravagante të financuar nga trafiku i kokainës. Çifti ishin martuar në 2011 dhe herën e parë u arrestuan në 2018, çka kulminoi me pas në pranimin e zotërimit të substancave ilegale.

FOTO GALERI
1/5
Bashkëshorti i 10 viteve i Coleen, Thomas Campbell, 38 vjeç, u vra brutalisht në shtëpinë e tij pas një gracke nga tre persona

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA