Pse hesht Kastriot Ismailaj? Gazetari ngre pikëpyetje për njeriun e vetëm që bën burg për çështjen CEZ-DIA

22/02/2023 22:20

Gazetari Elto Qyno gjatë diskutimit në “Top Story” ngriti pikëpyetje në lidhje më Kastriot Ismailaj, përsonin e vetëm që bën burg për çështjen CEZ-DIA.

Një çështje e cila solli thirrjen e Metës në SPAK, aty ku qëndroi ditën e sotme për tre orë.

Qyno u shpreh se pavarësisht se kryetari i Partisë së Lirisë ka dëshmuar, atij ende nuk iu është dhënë një status.

Njëkohësisht sipas tij Kastriot Ismailaj, vazhdon të heshtë dhe të bëjë burgun për atë që akuzohet.

“E shoqja ka paraqitur kërkesën për azil. Për tu larguar nga Shqipëria dhe për të marrë azil. Është bërë një negociatë që të zbërthehet dhe të flasë për gjërat që mund të kenë bërë me Ilir Metën. Deri në këto momente nuk iu është dhënë asnjë status. Megjithëse ai ka dëshmuar, statusi nuk mund ti jepet çdo personi që paraqitet në SPAK për të dëshmuar.

Nuk mund ti jepet statusi një personi që thjesht dëshmon. Kjo është teoria juridike. Presupozohet që Meta të jetë pjesë e skemës, janë tre personazhe që kanë vjedhur. E kanë ftuar për ta pyetur dhe i kanë dhënë një status për ta mbrojtur atë dhe familjarët. Kemi ndjekur çështjen. Vetë ky individ ka vazhduar të heshtë, nga ana tjetër politika, qoftë e shoqja, akuzojnë Ilir Metën.

Nëse ku do t’i afrohet t’i flasë dhe t’i ofrohet një status. Vazhdon të bëjë burgun, pavarësisht se i kanë ofruar postet dhe nuk do të flasë. Për sa i përket rolit të Ilri Metës”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA