Miliarderja britanike Al-Fayed humb betejën kundër ndërtimit të krematoriumit pranë vilës $5mln të çiftit (fotot)

24/01/2023 15:34

Gruaja e miliarderit britanik Mohamed Al-Fayed, ish-pronar të qendrës tregtare luksoze Harrods, ka humbur në gjykatën e lartë një padi kundër ndërtimit të një krematoriumi dhe kopshtit memorial, vetëm gjysmë milje larg vilës së tyre në Surrey pranë Londrës.

Heini Wathen-Fayed kishte ngritur padi kundër planeve të ndërtimit të vend-funeralit të pajisur me krematorium dhe sallë 120-vendëshe ceremoniale, në zonën e gjelbër pranë Barrow Green Court, vila e tyre rurale e shekullit të 17-të.

Avokatët e saj thanë se vendimi qeverisë lokale nuk merrte parasysh faktorë si rreziku i përmbytjeve lokale dhe afërsinë e banesës me ceremonitë e shpërndarjes së hirit të të vdekurve në kopshtin memorial.

Ata argumentonin se kopshti ishte vetëm 200 metra larg ndërtesave rezidenciale dhe 50 metra larg rrugës, duke shkelur rregullat e ligjin për kremimet në afërsi të banesave dhe rrugëve.

Por ndërtuesit ‘Horizon Cremation Ltd’ insistonin se nuk kishte shkelje pasi hiret shkojnë drejtpërdrejt në tokë ose ruhet në “enë të sigurta”.

Gjykatësi Timothy Mould refuzoi sfidën e Mrs Wathen-Fayed duke mbështetur vendimin e qeverisë për ndërtimin e pikës funerale.

93 vjeçari Al-Fayed, zotëron vilën luksoze që prej viteve 1970-të dhe çifti thonë se duan qetësinë e zonës së tyre rurale.

Zonja Wathen-Fayed, e cila është martuar me Al-Fayed në 1985, është nënë e katër fëmijëve të ish-pronarit të Harrods dhe klubit të futbollit Fulham FC.

Biri i tij Dodi Al-Fayed, i cili vdiq së bashku me princeshën Diana në aksidentin famëkeq të 1997, kishte për nënë gruan e parë të Al-Fayed, Samira Khashoggi.

Çifti miliarder besohet e zotërojnë rreth 1.2 miliardë paundë, përvec disa pronave të shtrenjta, mes të cilave një kështjellë në Skoci, apartamente në New York dhe një ndërtesë me pamje nga parku Hyde Park në Londër.

Zonja Wathen-Fayed është një ish-modele finalndeze, tashmë 67 vjecare, ndërsa tha në gjykatë se kërkon të ruajë mjedisin lokal duke penguar ndërtimet në zonën e gjelbër prej 6 hektarësh.

Avokatët e saj dhe aktivistë të tjerë thanë se zona është pjesë e një brezi të gjelbër të mbrojtur me pamje nga kodrat piktoreske të Surrey.

Por inspektorët vendosën në favor të skemës së ndërtimit duke thënë se do të shkaktonte vetëm ‘dëm të moderuar’ ndaj karakterit rural të zonës.

Në vendimin e tij gjykatësi Mold tha se qasja e ndërtuesve dhe bashkisë ishte e ligjshme dhe nuk shkelte ligjin e distancës 200 metra nga banesat në afërsi.

Jashtë gjykate zonja Wathen-Fayed dënoi propozimin duke thënë se zona që do të kthehet në një impjant funeral, më parë ishte fushe kollotjeje për kuajt, që tashmë duan ta kthejnë në një krematorium.

“Ne u vendosëm këtu prej gjelbërimit dhe rezidentët duan ta mbajnë të tillë, një ambjent paqësor e natyral”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/4
Avokatët e saj thanë se vendimi qeverisë lokale nuk merrte parasysh faktorë si rreziku i përmbytjeve lokale dhe afërsinë e banesës me ceremonitë e shpërndarjes së hirit

Top Channel