Talenti i Bayern shpallet lojtari i vitit 2022 në Gjermani

20/01/2023 21:33

Jamal Musiala është shpallur Lojtari i Vitit në Gjermani për 2022-shin.

Sulmuesi 19-vjeçar i Bayern Munich mori 66.2% të votave të paraqitura në DFB Fanclub. Vendi i dytë ishte Kai Havertz i Chelsea-t me 8%, ndërsa shoku i skuadrës së Musialës, Joshua Kimmich doli i treti me 6.1%.

Musiala deri më tani ka luajtur në 20 ndeshje me kombëtaren kryesore të Gjermanisë dhe ka shënuar një gol.

Top Channel