“Humba tre miq, po reflektoj”, Tottenham piketon pasardhësin e Contes

20/01/2023 18:10

“Kam humbur tre miq gjatë periudhës së fundit (Ventrone, Vialli, Mihajlovic). Po reflektoj shumë. Ndoshta është koha për të kaluar më shumë kohë me të dashurit dhe miqtë, puna nuk është gjithçka”, u shpreh Antonio Conte.

E ardhmja e trajnerit italian pritet të jetë larg Tottenhamit. Skuadra londineze ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit në Premier League. Objektivi Champions është në rrezik, pasi Newcastle dhe United janë shkëputur.

Kontrata e Contes me Spurs përfundon në verë. Drejtuesit e klubit anglez nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe në listat e tyre ndodhen dy emra të njohur si kandidatë potencialë për të zëvendësuar italianin në stol.

Në “pole” është Mauricio Pochettino, një emër që e njeh mirë Tottenhamit. Tekniku argjentinas drejtoi skuadrën për pesë vite (2014-2019). 50-vjeçari ka lënë një kujtim të mirë te “Gjelat”.

Pochettino udhëhoqi Tottenhamin drejt finales së Champions League në sezonin 2018/2019, por trofeun në fund e fitoi Liverpooli i Jurgen Klopp.

Emri tjetër është Thomas Tuchel. Edhe gjermani vlerësohet shumë nga presidenca e Tottenhamit. 49-vjeçari u shkarkuar nga drejtimi i Chelsea në shtatorin e vitit të kaluar dhe po pret me padurim rikthimin në pankinë.

Top Channel