Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza 07/06 12:31
Lajm i keq për Juventusin. Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit, për të rihapur çështjen e fitimeve fiktive që përfshin klubin e Juventusit.
Gjithashtu u pranuan pjesërisht kërkesat e prokurorisë federale, të bëra më herët për sanksione deri në heqjen e 9 pikëve në kampionat.
Megjithatë vendimi i Gjykatës Federale të Apelit është edhe më i rëndë. Juventusit i janë hequr 15 pikë, pra nga 37 pikë që “Zonja e Vjetër” kishte grumbulluar në këtë sezon të Seria A, tashmë ka shkuar në kuotën e 22 pikëve.
Tani, Juve ka mundësinë të apelojë kundër këtij vendimi në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI./ Super Sport
Top Channel