Peshëngritja, në dyert e prokurorisë/ Trajneri Zef Kovaci denoncon vjedhjen e shpërblimit të tij

16/01/2023 15:31

Trajneri Zef Kovaçi denoncon vjedhjen që i është bërë shpërblimit të tij për arritjet e viti të shkuar.

Një karrierë 39-vjeçare e trajnerit të peshëngritjes Zef Kovaci që përfundon në dyert e prokurorisë në këtë fillim pensioni për të. Akzua mbetet e thjeshtë edhe pse e shëmtuar, për vjedhje sic e konsideron ai përvetësimin e shpërblimit që ai duhet të merrte për aktivitetet ku ka qenë pjesë, si kampionati europian i shkuar me sportistin Erkand Qerimaj që u shpall kampion eruope por që nuk ka ndodhur ashtu.

“Jam detyruar që të denoncoj në Prokurorinë e Tiranës një vjedhje që më është bërë mua, dinjitetit djersës dhe mundit tim. Fajtor për këtë punë, trajnerin Sokol Bishanaku. Emri i Bishanakut dihet pse është vendosur është vendosur që t’i merren lekët dhe ti shkojnë Qerimajt”, thotë Kovaçi.

Ndërkohë Kovaçi thekson se pas Bishanakut ka të tjerë që fshihen për këtë ngjarje:

“Pavarësisht se presidenti i federatës Elez Gjoza në telefonat dhe mesazhet që unë i disponoj më thoshte që je ti që do t’i marrësh këto lekë, madje Elezi arriti të më thotë që do të marrësh edhe shpërblimin për Lojërat e Mesdheut sepse është puna jote, pasi që nga ajo datë Erkandi nuk ka bërë asnjë garë fatkeqësisht. Dyshoj që mund të tjetër edhe ndikimi i Federatës, sepse Elezi me fjalë më thoshte ndryshe dhe me vepra vepronte ndryshe”.

Po si përfundoi marrëdhënia e tyre rreth 15-vjeçare trajner sportist, ku në një sport individual, një bashkëpunim i tillë tejkalon thjesht marrëdhëniet profesionale.

“Unë nuk kam dashur kurrë t’i hyj këtij problem për abuzime shkelje për devijime mos mbajtje fjalësh, por që detyrohem sepse jam i parimit që kjo do të jetë një mësim i madh për rininë dhe një mësim i madh edhe për sportistin vetë që ka bërë këtë shkelje që mos them ndonjë fjalë më të madhe që është mosmirënjohja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA