Mjeshtri i monofonisë së Jugut/ Roland Çenko përcjell traditën e këngës vetmitare të brengave

26/12/2022 15:30

Roland Çenko është nga mjeshtrat e paktë të monofonisë së Jugut që ende po e mbart dhe përcjell traditën.

Kjo këngë vetmitare brenge është përcjellë ndër shekuj kur shumëzërëshi nuk ishte i mundur.

Është kënga ku tregon që Rolandi një bari ja merr kur është i vetëm mes kullotës në mal, ose kënga që Xhevat Avdalli mjeshtri nga Gjirokastra këndonte pranë furrës ku piqte bukën për gjithë qytetin.

Vetë Rolandi krijoi gati 30 këngë që me nisjen e pandemisë ku grupi polifonik nuk mund të mblidhej duke risjellë monofoninë katërzërëshe e njohur edhe si logatja një gjini e çuditshme mes këngës dhe vajit.

Mjeshtri Çenko pranon sfidat e ruajtjes dhe përcjelljes së monofononisë që nga pengesat në  mjedise, studio regjistrimi, punë në grumbullimin dhe zhvillimin e talenteve.

Logatja e Jugut frymëzohet nga dhimbja, drama, fuqia njerëzore për të tejkaluar vuajtjen, nga heronjtë, luftëtarët dhe personazhet që u përjetësuan në këngë për tu kujtuar ndër breza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA