Scarlett Johansson thotë se ‘është joshur’ që në moshë të re për t’u bërë aktore protagoniste ‘super-tërheqëse’ (fotot)

14/12/2022 17:58

‘Papritur e gjeta veten në këtë pozicion nga ku nuk mund të largohesha dot’, thotë aktorja.

Scarlett Johansson ka folur së fundmi sesi është joshur intensivisht për t’u kthyer në një aktore “superseksi” që në fillim të karrierës së saj.

Në intervistën e saj, aktorja e filmit ‘Black widow’ foli sesi ishte zgjedhur për rolin e saj nga zyrtarët e industrisë.

“Sapo bëra filmin e parë ‘Lost in Translation’ kur isha 18, 19 vjeç kur po bëhesha femër ata më shikonin si një objekt i ekranit nga ana seksuale apo e tërheqjes”, thotë ajo.

38-vjeçarja vijon: “Ata po më manipulonin për t’u bërë e tillë, për t’u bërë aktorja si ta quash seks-bombë”.

“Unë luaja role të grave të tjera që ishin gjithmonë objekt dëshire dhe e gjeta veten pa rrugëdalje”, shpjegon Johansson

“Në këtë kohë u njoha me Bryan [Lourd],” thotë aktorja duke iu referuar përfaqësuesit të saj, i cili e ndihmoi të largohej nga rolet e “protagonistes seks-bombë”.

Johansson foli në një bisedë me komentatorin e rrjetit Bruce Bozzi ku shtonte se tashmë dëshiron të jetë regjizore filmi, ose producentë.

Aktorja ka folur dhe më parë për të qenit e “hiper-sexualizuar” nga shefat e Hollywood në fillim të karrierës, duke shtuar se prej kësaj gjithmonë njerëzit e besonin gjithmonë më të madhe se mosha e saj e vërtetë.

FOTO GALERI
2/3
Aktorja ka folur dhe më parë për të qenit e “hiper-sexualizuar” nga shefat e Hollywood në fillim të karrierës

Top Channel