Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin u shpreh për mediat në Tiranë para nisjes së samitit se do të diskutohen shumë çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve.
Për marrëveshjen Roaming, Marin tha se është tepër entuziaste.
“Do të diskutohen shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin për gazetarët.
Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave.
Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming që nga 1 tetori 2023. Tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.
Top Channel