Debate në Kuvend/ Berisha-Ismailit: Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit për t’u ngjitur në detyrë si deputete. I ndërpritet fjala kreut të PD

24/09/2026 12:16

Kreu i PD-së, Sali Berisha është përfshirë në një debat me ministren Erjona Ismaili, lidhje me çështjen e SHISH.

Ai iu drejtua ministres duke i thënë: vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete.

Pas kësaj deklarate kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.

Sot në ditën kur të dhënat sensitive që NATO i besonte Shqipërisë kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Ka vetëm një rrugë dorëheqjen e menjëreshëm të padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narko-shteti.

Si mundeni të qëndroni indeferent dhe recitoni. Në rastin më skandaloz të historisë së NATO-s, ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete.

Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo“, u shpreh Berisha.

Top Channel