“Kush jeni ju që prekni moralin e femrave”/ Deputetja e PS-së përplaset me Nokën në Kuvend: Nëse je burrë, dil e fol aty

24/09/2026 12:19

Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, që të marrë masa për gjuhën ofenduese që deputetët e Partisë Demokratike po përdorin ndaj ministres Ismaili.

“Qershia mbi tortë kur Berisha i thotë a keni kaluar nga zyra e Ergysit. Kush jeni ju që prekni në moral. Zoti kryetar merrni masa. Janë femrat ato që preken në moral, nuk mund të vazhdohet”, tha deputetja e PS.

Në këto momente flet pa mikrofon Flamur Noka dhe deputetja i drejtohet duke i thënë:

“Ju Flamur jeni shumë trim kur flisni pa mikrofon. Dil aty e fol. Po qe burrë dil e fol aty, nuk të ecin me mua këto. Bëj kujdes me mënyrën se si i drejtoheni një kolege”.

Flamur Noka më pas u ngrit dhe shkoi te foltorja e Kuvendit ku u shpreh:

“Tani, në një moment të tillë ku siguria kombëtare ka rënë, e shikoni që asnjë përfaqësues i njerëzve nuk flet. Ja ku keni përfaqësuesen që ka ardhur për hakmarrje për drejtësinë. Tjetra mban shënime se ua thonë me telefon”.

Top Channel