Incident në protestën pranë Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat
24/09/2026 12:30
Një incident sapo është regjistruar në protestën para Kuvendit.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, e cila po ndjek nga afër protestën, raporton se një i moshuar ka humbur ndjenjat.
Të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët, ndërsa më pas është marrë nga ambulanca.
Sakaq protesta e qytetarëve vijon.
Top Channel