Zvicra triumfoi ndaj Serbisë duke siguruar kualifikimin për raundin me eliminim direkt.

Autori i golit të fitores, Remo Freuler, theksoi se gjithçka ndryshoi në pushim, në dhomat e zhveshjes.

“Në pjesën e parë ne shënuam, por edhe pësuam. Në pushim,në dhomat e zhveshjes, ne i thamë njëri-tjetrit se serbët kishin probleme dhe ne ishim shumë më mirë se ata. Në fraksionin dytë ne i sulmuam dhe i dominuam. Shënimi ishte shumë i rëndësishëm për mua, sidomos pas gabimit në pjesën e parë. Goli ishte e vetmja gjë që mund të më shpëtonte. Jam i lumtur, jo vetëm për golin, por për skuadrën, duam të shkojmë shumë larg.” – tha Freuler.

Në raundin tjetër, Zvicra do të luajë përballë Portugalisë, me ndeshjen që do të luhet më 6 dhjetor në orën 20:00.

Top Channel