Tensionet në ndeshje/ Dhunohet drejtori i Dinamos, Barushi për TCH: Ishte e organizuar, do të ndodhte nëse s’do fitonin
20/01 13:33
Aurelio De Laurentiis, duke përfituar nga pauza, do të përshpejtojë rinovimet e kontratave.
Kontrata e kapitenit Giovanni Di Lorenzo skadon në vitin 2026 dhe Napoli planifikon ta zgjasë atë të paktën deri në 2027-ën, me opsionin e një viti shtesë, pra deri në 2028-ën, sepse lojtari është plotësisht i disponueshëm për të përfunduar karrierën e tij në Napoli.
Mediet italiane theksojnë se në javët e ardhshme klubi do të takohet me lojtarin për të finalizuar gjithçka.
Nga ana tjetër, e njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin që dëshiron ta ketë atë në skuadër të paktën deri në 2027-ën.
Top Channel