Sharmi dhe bukuria e Julia Roberts në filmin “Pretty Woman” bëri që njerëzit ta besonin vërtet fabulën e Hirushes, të cilën e risolli më së miri në kërcim Julka Gramo.

Në një tango energjike dhe sensuale në të njëjtën kohë, Julka arriti të ‘sundojë’ skenën e DWTS dhe kjo u prit shumë mirë nga juria, por nuk shpëtuan pa kritika.

“Julka, ti je diku në mes dhe del me rezultate të mira. Po bën avancim të jashtëzakonshëm”- tha Dalina.

“Ka rrjedhshmëri në hapat e tangos, koka duhet të ishte më mbrapa te përkulja dhe nuk duhet të dorëzohesh te partneri. Në përgjithësi, një nga performancat më të bukura të tuat”- ishte komenti i Kledit.

“Renditesh mirë, tregon një lloj stabiliteti. Je shumë mirë më pëlqeve”- tha Armando.

“Ishte shumë e bukur dhe korrekte. Më pëqeu padioma, shtrirja e kurrizit. Je në rritje.”- tha Valbona.

Në fund, çifti rrëmbeu katër teta, pra 32 pikë, rritje krahasuar me javën e shkuar.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Një tjetër konkurrent pritet të lërë garën sonte, ndërkohë televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA