Liverpool përballë Real Madrid në 1/16 e Ligës së Kampionëve, në një përsëritje të finales së sezonit të kaluar

07/11/2022 12:52

Katërmbëdhjetë herë fitues, Real Madrid mundi Liverpoolin 1-0 në finalen e vitit të kaluar në Paris falë golit të Vinicius Junior në minutën e 59-të, por shorti solli dhe njëherë përballjen e tyre.

Kampioni i Premierligës, Manchester City, përballet me skuadrën gjermane RB Leipzig, ndërsa Tottenhami luan kundër gjigantëve italianë AC Milan.

Chelsea ka edhe një kundërshtar gjerman në Borussia Dortmund.

Gjithashtu klubi kampion francez Paris St-Germain ka përballë Bayern Munich.

Ndeshjet e para të raundit 1/16 do të zhvillohen më 14-15 dhe 21-22 shkurt 2023, ndërsa ato të kthimit më 7-8 dhe 14-15 mars 2023.

Shorti i plotë i 1/16 :

RB Leipzig – Manchester City

Club Bruges – Benfica

Liverpool – Real Madrid

AC Milan – Tottenham

Frankfurt – Napoli

Borussia Dortmund – Chelsea

Inter Milan – Porto

Paris St-Germain – Bayern Munich

 

Top Channel