Aty ku tryeza shndërrohet në një skenë, njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë (Foto)

14/10/2022 12:14

Restoranti më i shtrenjtë në botë ndodhet në Ibiza. ‘Sublimation’ gjendet konkretisht në hotelin ‘Hard Rock’ dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Paco Roncero, me dy yje Michelin.

Çmimi i menusë është plot 1800 euro. Një çmim i tillë është vendosur sepse përveç ushqimit, paguhet edhe për një aventurë ekskluzive dhe inovative, ku pranohen vetëm 12 klientë në natë.

Përvoja në këtë restorant, në faqen e internetit të restorantit, përshkruhet si performanca e parë gastronomike e krijuar për të rritur kënaqësinë e të ulurit për të ngrënë në tavolinë, bazuar në një art të ri skenik që bashkon kuzhinën e rafinuar, teknologjinë, skenën dhe argëtimin. Sublimotion thekson se, përmes konceptit të tij gastronomik, është i aftë të shndërrojë tryezën në skenë dhe klientin në protagonist.

Paco Roncero shpjegon se tavolina është një skenë ku shumë gjëra ndodhin mbi të dhe rreth saj. Restoranti thekson në faqen e tij të internetit se Sublimotion është rezultat i bashkimit të një ekipi kuzhine të përbërë nga 10 yje Michelin dhe punës me dizajnerët, inxhinierët, skenaristët dhe kompozitorët më të shkëlqyer.

Shefi i kuzhinës Paco Roncero thekson se me eksperiencën gastronomike, që zgjat rreth tre orë, të ofruar në këtë ambient luksoz, ka pasur një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit. Përtej ekskluzivitetit të shërbimit vetëm për 12 klientë në natë, duhet theksuar se restoranti është i hapur vetëm në Ibiza gjatë sezonit të verës. Më pas transferohet në Dubai, ku hap dyert çdo nëntor.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA