Top Story/ “Ishte kafe”, Alimehmeti pas komentit të Bardhit: Statuseve në FB s’u përgjigjem! Ata kanë larguar njerëzit 27/11 21:42
Vllaznia, Chelsea, Paris, Real Madrid është grupi A, i UEFA CHAMPIONS LEAGUE në futbollin për femra.
Shorti i hedhur para pak minutash në Nion të Zvicrës, përballi vajzat shkodrane me 3 prej klubeve më të mëdha të futbollit botëror.
Ndeshjet e para do të luhen me 19 -20 Tetor. Ky konsiderohet edhe si grupi i “Ferrit”.
Kualifikimi i Vllaznisë për herë të parë në këtë raund, u përshëndet edhe gjatë ceremonisë së shortit pasi është i vetmi ekip që përfaqëson jo vetëm Shqipërinë por edhe Ballkanin.
Top Channel