Gazetari merr ‘live’ mesazhin nga punonjësi i IT-së në Ministrinë e Brendshme: Sistemi MEMEX është thyer, nuk dimë çfarë është prekur

03/10/2022 21:28

Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht.

Ky ishte mesazhi që një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme i dërgoi gazetarit Muhamed Veliu, teksa ishte ‘live’ në emisionin “Top Story”, ku sonte po diskutohet për sigurinë kombëtare.

“Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS”, tregon Veliu.

Hakerat e Home Land Justice publikuan këtë të hënë një  listë me 105 mijë emra personash të dyshuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Formati i publikimit të këtyre emrave nuk i përket asnjë sistemi në polici por të dhënat dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit.

Në listat e publikuara janë vetëm foto të personave me gjeneralitete të plota por jo arsyeja se përse ata cilësohen si të dyshuar nga ana e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA