Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” po zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale.
Disa pensionistë kanë kërkuar të takohen me kryeministrin për t’i përcjellë shqetësimet e tyre.
Një prej tyre ka treguar se donte t’i fliste Ramës për pensionin që merr. “Doja t’i thoja për pensionin, marr 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Si kryeministër, t’i thoja që marr kaq lekë. Ata marrin tjetër atë rrogë dhe kërkojnë akoma, po pse nuk thonë për ne që marrim 100 mijë lekë të vjetra?! Nuk ka drejtësi. Për të takuar Ramën, më thanë që ka filluar mbledhja dhe se duhet të kisha ardhur më herët”, shprehet pensionistja.
Një tjetër pensionist tha se kishte dashur t’i kërkonte kryeministrit zgjidhje për një çështje pronësie, por nuk arriti ta takonte Ramën.
“Më thanë që ka takim me strukturat, jo me personat, dhe ika. Kam 30 vjet dhe nuk marr dot shtëpinë e babait, që as Enver Hoxha nuk na i mori. Kryeministrit do t’i thoja që strukturat që ka vënë t’i marrin gjërat seriozisht e të mos më dërgojnë në gjyq. Në gjyq nuk shkoj. Me qeverinë asnjëherë nuk fiton”, shprehet një tjetër pensionist.
Top Channel