Zyrtare/ Rikthehet pas gjashtë vitesh, mesfushori shqiptar firmos me Olympiacos

30/09/2022 22:27

Pajtim Kasami rikthehet në Greqi pas pesë vitesh. Qendërmesfushori me origjinë shqiptare, i cili numëron 12 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës, ka firmosur me Olympiacosin.

Kjo nuk do të jetë aventura e tij e parë me rekordmenët e futbollit grek, pasi 30-vjeçari luajti në Pire edhe në vitet 2014-2016.

Sipas Super Sport një afrim me kosto zero për Olympiacosin, pasi Kasami qëndronte pa ekip prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës me helvetët e Baselit.

Gjatë aventurës së tij të parë me ekipin grek, mesfushori fitoi dy tituj kampionë dhe një Kupë Greqie, ndërkohë që realizoi 9 gola në total në 66 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA