Pre e sulmeve kibernetike ditët e fundit ka rënë edhe Kosova, prej një jave faqet zyrtare të institucioneve atje kanë qenë objekt i një sulmi DDos.
Dëmi që ka shkaktuar sulmi kibernetik, ka prekur vetëm shërbimin e internetit, thonë zyrtarët atje, duke thënë se ka pasur probleme ne qasjen e faqeve të ministrive të ndryshme, kryeministrisë, si edhe në faqen e policisë së shtetit.
Ndërsa nuk ka pasur dëme në të dhënat që ruhen në serverat e këtyre institucioneve.
Po këtë të martë në Kosovë ka pasur një sulm ndaj Telekom, por edhe aty raportohet se ka pasur vetëm probleme me shërbimin e internetit, i cili është ndërprerë
Zyrtarët thonë se situata është në kontroll po punohet të kthehet shërbimi .
Se kush janë ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve, për median dhe publikun ende nuk ka një emër, por qeveria e Kosovës thotë se i ka identifikuar sulmuesit, pasi ka gjetur adresat e IP të kompjuterëve nga ku janë kryer sulmet.
Top Channel