“Krerëve të UÇK, mund t’u falet dënimi nga Presidenti i Kosovës”, analisti politik: E ka të drejtën, por… Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e cilësoi “skandaloz” vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Bosch pohoi për Kosovapress se gjykata dhe prokuroria nuk kanë marrë, sipas tij, parasysh rrethanat e luftës dhe vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për strukturën e UÇK-së. Ai argumentoi se mungesa e një strukture të centralizuar e bënte të vështirë që Thaçi dhe të tjerët të akuzoheshin për koordinim.
Është e qartë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë dëgjuar ekspertët dhe atë që u tha prej tyre për strukturat e UÇK-së, se në fakt, nuk kishte një strukturë të tillë. Këtë e kanë theksuar zoti Clark, zoti Hill, zoti Rubin dhe të gjithë ekspertët e vërtetë. Edhe unë e kam theksuar këtë, por natyrisht ata nuk më dëgjojnë fare. Kjo është ajo që thoshin gjithmonë: UÇK-ja janë “çizmet në terren”, forcat në terren, por është shumë e vështirë të komunikosh me ta, sepse nuk ka strukturë. Pra, si mund t’i akuzoni Thaçin dhe Rexhepin për koordinim, kur nuk kishte koordinim? Dhe gjithashtu ajo që njerëzit nuk e kuptojnë dhe e harrojnë është se kjo ka ndodhur 26 vjet më parë. Në atë kohë nuk kishte telefona te levizshem, iPhone nuk ekzistonte.
Duhej të komunikoje përmes telefonit satelitor. Dhe telefoni satelitor- te cilin e kam përdorur edhe vetë -shumë herë nuk funksiononte.
Prandaj ishte shumë e vështirë të ekzistonte çfarëdolloj koordinimi. Bosch, i cili ka thënë më herët se është penduar për mbështetjen që kishte dhënë për themelimin e Speciales, deklaroi se kjo gjykatë nuk duhej të ekzistonte. Duke folur për mundësinë e ndryshimit të vendimit në shkallën e dytë, Bosch tha se nuk pret shumë, ndërsa shprehu habi për përbërjen amerikane të prokurorëve dhe gjyqtarëve të gjykatës, të cilën ai e përshkroi si gjykatë të Kosovës të financuar nga evropianët. Ai sakaq shtroi dhe pyetjen se duke qenë se Specialja konsiderohet gjykatë e Kosovës, presidenti i Kosovës mund të ketë kompetencë për faljen e të dënuarve.
Nëse ata pretendojnë se janë një gjykatë e Kosovës, atëherë bien nën juridiksionin e Kosovës. Dhe kush është lideri në Kosovë? Nuk janë ata, është presidenti, apo jo? Gjithsesi, për ta përfunduar me një notë pozitive, ndoshta është një ide e mire.
Top Channel