Zona e Vidhasit është zona fushore më e madhe e Elbasanit. Në 10-vjeçarin e fundit fermerët këtu kanë investuar në pemtari, kryesisht pjeshkë dhe dardhë.
Por duket se e gjithë puna e këtyre viteve po shkon dëm pasi prodhimi nuk shitet. Mungesa e një pike grumbullimi, çmimi shumë i ulët me të cilin e marrin tregtarët, kanë bërë që fermerët jo vetëm të zhgënjehen, por edhe të shkojnë drejt falimentimit.
20-30 lekë të reja shiten pjeshkët dhe dardhët nga fermerët ndërsa çmimi në treg varion nga 100-150 lekë të reja. I gjithë fitimi shkon tek tregtari ndërsa fermeri shkon dëm mundin e një viti. Vetëm zona e Vidhasit prodhon dhjetëra tonë pjeshkë dhe dardhë çdo vit. Fushat duket se e mirëpresin prodhimin, por në fund të ditës ai mbetet i pa shitur apo i kalbur përtokë.
Top Channel