1/3 e maturantëve kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

Këtë vit shkollor janë plot 11 075 gjimnazistë në të gjithë vendin nga 31 mijë gjimnazistë që mbaruan shkollën e mesme,  të cilët pas plotësimit të dosjes me certifikatën e notave të përkthyer në gjuhën e vendit ku duan të ndjekin arsimin e lartë  dhe diplomën e fotokopjuar të noterizuar, gjithashtu e gjuhën e mbrojtur  nëse është e nevojshme, ata janë në pritje të përgjigjeve nëse janë përzgjedhur në universitetet e botës, larg vendbanimit të tyre.

Ndërsa maturantët që kanë zgjedhur të vijojnë rrugëtimin arsimor në Shqipëri do të nisin aplikimin online përmes portalit universitar u-albania, I cili nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik,  për gjashtë ditë nga data 29 korrik deri në 3 gusht. Të rinjve do u jepet mundësia që të përzgjedhin 10 programe studimi nga 560 degë që ofrojnë 39 universitetet publike dhe private në të gjithë Shqipërinë.

Ky është raundi i parë i aplikimeve që zhvillohet pasi maturantët kanë kryer pagesën në vlerën 2000 lekëve në një nga bankat e nivelit të dytë dhe e  kanë dorëzuar në shkolla. Pas këtij procesi, të dhënat do të përpunohen nga institucionet e arsimit të lartë gjatë muajit gusht dhe në 31 gusht do të bëhet publikimi i renditjes së aplikantëve në portalin u-albania ku maturantët do të mësojnë se cilët degë kanë fituar. Më pas fillojnë regjistrimet nga dy shtatori deri në 15 shtator.

Teksa më të mirët me rezultate absolute rrëmbejnë degët që duan të parët, maturantët që nuk janë të kënaqur me degët që kanë fituar, mund të aplikojnë sërish me 10 preferenca  programesh studimi.  Raundi i dytë është brenda datave 22 shtator – 24shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit nga 19 tetor deri në 21 tetor.

Risia e këtij viti është se Ministria e arsimit ka shpallur degët me prioritet kombëtar të cilat rrezikonin të mbylleshin, ku maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin të regjistrohen në programet e mësuesisë, bujqësisë apo turizmit do të shpërblehen me një bursë mujore në vlerën e pagës minimale, 3200 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA