Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit 18/09 01:28
Ekipi i Tiranës do të luajë sot në mbrëmje në 19:00 sfidën më të rëndësishme të sezonit. Përballjen në Champions League me skuadrën Dudlange nga Luksemburgu.
Pak orë para ndeshjes, trajneri Orges Shehi ka përcaktuar edhe formacionin zyrtar me të cilin do të zbresë në fushën e blertë, ku skema e zgjedhur është ajo 4-3-3.
Kështu porta i është besuar portierit Visar Bekaj, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Kristijan Toshefki, Filip Najdovski, Behiratçe dhe Marsel Ismajlgeci.
Mesfusha do të drejtohet nga Vesel Limaj, Aleksi e Totre ndërsa në sulm do të luajnë Seferi, David dhe Xhixha.
Top Channel