Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel tha se bastet sportive duhet t’i kontrollojë shteti on line.

“Bastet nuk i nisi Federata, kam nja dy vite që flas unë qëkur kam qenë deputet në parlament dhe kam thënë se  bastet sportive nuk i mbylli koha e komunizimit, Enver Hoxha dhe nuk i mbyll dot qeveria jonë, sepse do të fuqizojë bastet e tjera online siç po lulëzojnë sot. Ne themi ka baste në Itali, ka baste, dhe i bën Komiteti Olimpik, ai e ka të drejtën, po në Angli, po në Gjermani, po në Holandë, Amerikë? Ne të gjithë botën ka baste sportive. Kurse këtu tek ne u bënë mirë që u mbyllën në 2012-ën sepse agjencisë që menaxhonte bastet i doli situata nga duart duke dhënë licenca pa fund, kishte kudo. Ne themi që bastet t’i komandojë shteti online, nuk jemi për sallonet që të rrijë rinia parazite me orë të tëra, por në celular të jenë të kontrolluara. Një prind nuk e kontrollon dot fëmijën që luan online. Online siç e bëri Franca, që i futi në një kompani globale dhe i ka të kontrolluara dhe nuk fusin shuma të mëdhaja. Unë njoh  njerëz që luajnë edhe 30 milionë çdo fundjavë dhe pyes ku i gjejnë këto para, para droge, para krimi, para prostitucioni, para kontrabande. Ne themi t’i kontrollojë shteti dhe këto janë të ardhura dytësore të hyjnë në buxhetin e shtetit dhe t’i jepet rinisë dhe sportit. Kjo është ajo që themi ne, ti po të luash në celular nuk luan dot me 10 mijë dollarë, t’i kontrollon dhe paratë e zeza, paratë e pista, një gjë që është e shtrënguar patjetër që do të luhet. Në kohën e komunizmit, para Pallatit të Kulturës  luanin, i dinte Sigurimi dhe si ndaloi dot, e si do t’i ndalojmë ne, përveç se i kemi fuqizuar”, tha Ylli.

Top Channel