
“Do ta formojmë qeverinë e re para Pashkëve”, kancelari i ardhshëm gjerman: Duhet të dalim sa më shpejt nga ky ngërç
24/02 10:40
Armando Broja vazhdon të ketë admirues të shumtë në Itali. Napoli dhe Atalanta janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të talentuar të kombëtares shqiptare.
20-vjeçari nga Malësia e Madhe mbylli sezonin e fundit me Southampton në Premier League, ndërkohë që kartonin e tij e zotëron Chelsea.
Në garë për Brojën është futur një tjetër ish-ekip që ka drejtuar Edi Reja: Lazio. Igli Tare, drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, ka kërkuar informacion te Chelsea në lidhje me sulmuesin.
Tare kërkon ta marrë Brojën në huazim me të drejtë blerje. “Blutë e Londrës” e vlerësojnë 30 milionë euro kartonin e lojtarit shqiptar, i cili akoma nuk e ka të qartë se ku do luajë sezonin e ardhshëm.
Top Channel