Sara Hoxha e ftuar këtë të premte në “Më lër të flas” rrëfeu se ende nuk kanë një emër për vajzën që po presin.
Ajo u shpreh se janë akoma në dilemë për emrin e së voglës që mezi po e presin, ndërsa është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
“Unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë”, tha Sara në shaka e sipër.
Donald Veshaj: A mendon se do të jetë edhe emri vajzës një emër qyteti?
Sara Hoxha: Jo, do të ishim qesharakë.
Donald Veshaj: Ku e keni krijuar vajzën?
Sara Hoxha: Ishim në Vjenë.
Donald Veshaj: Aa Vjena.
Sara Hoxha: Nuk e ka emrin Vjena.
Donald Veshaj: Vjena është emër shumë i bukur, por në fakt është emër zysh matematike.
Sara Hoxha: Nuk besoj të ketë emër qyteti.
Kujtojmë se Sara është nënë e dy djemve, Roman dhe London, ndërsa tashmë do të bëhen me pjesëtaren më të re të familjes Hoxha.
Top Channel