Trazirat në Roterdam pas humbjes së Feyenoord/ 72 të arrestuar, dy policë të plagosur

26/05/2022 09:51

72 persona që shkaktuan trazira në kryeqytetin holandez pasi Feynoord-it humbi në “Air Albania” janë arrestuar gjatë natës së kaluar.

Tifozët shfrynë zemërimin në rrugët e Roterdamit, pasi skuadra holandeze humbi ndaj Romës, në ndeshjen finale të UEFA Conference League.

Policia shpërndau turmën duke hedhur ujë në Coolsingel dhe Hofplein. Protestuesit hodhën fishekzjarre dhe pishtarë, ndërsa nuk kursyen as oficerët e policisë, të cilët i qëlluan me gurë dhe shishe. Dy policë morën lëndime të lehta.

Në qytet ka dëme të mëdha material, përfshirë dhe një autobus dhe tramvaj në dëmtuar. Policia ka nisur të mbledhë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, për të identifikuar përgjegjësit.

Nga ana tjetër, tifozët e Romës festuan fitoren e trofeut të Conference League falë suksesit 1-0 në Tiranë, ndaj Feyenoordit. Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet: nga “Olimpico” në Ponte Milvio, nga Circus Maximus në Colosseum apo Fiumicino, ku rreth një mijë tifozë prisnin ekipin pas festës në “Air Albania”.

Avioni mbërriti me vonesë, madje në orën 4.45. Njëqind tifozë të Romës prisnin autobusin që mbërriti në orën 5.15: Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA