Tifozë të Juventusit ‘njollosin’ homazhin për Mazzolën, kthejnë shpinën fushës dhe thërrasin emrin e Scireas

20/09/2026 21:35

Në të gjitha ndeshjet e Serie A u mbajt 1 minutë heshtje në nder të legjendës së Interit dhe kombëtares italiane Sandro Mazzola që ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare një ditë më parë.

Por në Allianz Stadium përpara sfidës mes Juventusit dhe Atalantës jo të gjithë e respektuan këtë moment nderimi teksa u regjistrua një episod i trishtë dhe i shëmtuar.

Në fakt mes duartrokitjeve për të nderuar këtë figurë të madhe të futbollit në vendin e Apenineve, kishte nga ata që ‘e njollosën’ kujtimin e tij.

Kështu në sektorin jugor të stadiumit torinez, disa tifozë juventinë i kthyen shpinën fushës, ndërsa të tjerët në kor thirrën emrat e Scireas dhe Agnellit.

Top Channel