Video/ Një gol dhe një asist në Turqi, Taulant Seferi ndez ‘motorët’ në prag të Kombëtares
Arda Kurtulan po vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur të Goztepes në kampionatin turk. Paraqitjet e tij kanë bërë që tifozët vendas të kërkojnë vazhdimisht që anësori të marrë një ftesë nga Kombëtarja e Turqisë.
Megjithatë, deri në këtë moment, Kurtulan nuk është përfshirë në listën e trajnerit të përfaqësueses turke, ndërsa situata është edhe më interesante për Shqipërinë.
Futbollisti ka përfaqësuar më herët ekipet kombëtare kuqezi deri në nivelin U21, çka e bën atë një opsion potencial për Kombëtaren A. Pavarësisht kësaj, Kurtulan nuk ka marrë ende një ftesë në ekipin e parë shqiptar, ndërsa mungesa e tij në grumbullime ka qenë e vazhdueshme edhe në periudhën e trajnerit Sylvinho.
Në pritje të një mundësie me një nga dy përfaqësueset, 20-vjeçari po përgjigjet në fushën e lojës. Në ndeshjen e sotme të Goztepes ndaj Rizesporit, Kurtulan gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë.
Anësori shpërtheu në krahun e djathtë dhe finalizoi një aksion që kishte nisur pikërisht prej tij, duke i dhënë Goztepes avantazhin e hershëm.
Kliko këtu për videon
Top Channel