Në 26 shtator Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në edicionin e ri të Nations League me sfidën ndaj Bjellorusisë. Skuadra kuqezi e drejtuar nga Rolando Maran synon që të fitojë këtë ndeshje si dhe krejt grupin që do ta ngjiste atë në Ligën B të kompeticionit.

Por jo vetëm kaq, kuqezinjtë do të kërkojnë të përmirësojnë akoma më shume edhe bilancin e ndeshjeve direkte me Bjellorusinë. Ajo që do të luhet në mbrëmjen e 26 shtatorit di të jetë hera e 8 që Kombëtarja shqiptare luan ndaj Bjellorusisë duke regjistruar 3 fitore kundrejt 2 të kundërshtarëve, ndërsa 2 të tjera kanë përfunduar në barazim me 10 gola të shënuar dhe po kaq të pësuar.

Seria e përballjeve mes Kombëtares shqiptare dhe Bjellorusisë ka nisur në 2 shtator të 2006 për kualifikueset e Evropianit 2008, një sfidë që është mbyllur me barazimin 2-2. Po në kuadër të këtyre kualifikueseve në 17 nëntor të 2007 kuqezinjtë kanë humbur 2-4 në Tiranë. Shqipëria dhe Bjellorusia u vunë përballë tyre edhe në kualifikueset e Evropianit 2012 fillimisht me ndeshjen e 12 tetorit të 2010 që kuqezinjtë e humbën 2-0 dhe më pas në 26 mars 2011 e fituar 1-0 nga kuqezinjtë. Në 15 nëntor të 2013 ishte sfida e radhës mes Kombëtares dhe skuadrës bjelloruse, që ishte një ndeshje miqësore e mbyllur me barazimin 0-0.

Dy herët e fundit që Shqipëria dhe Bjellorusia janë ndeshur mes tyre kanë qenë në kuadër të Nations League  në edicionin 2020/21. Në sfidën e luajtur në 4 shtator të 2020 në Minsk Kombëtarja fitoi 2-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Tiranë të luajtur në  18 nëntor të 2020 kuqezinjtë iu imponuan kundërshtarëve me rezultatin 3-2.

Top Channel